Ajo që nisi në fillim si shaka mes 7 vajzave tashmë është kthyer në realitet.
Shtatë shoqe të ngushta nga Guangzhou, Kinë blenë bashkë shtëpinë e ëndrrave dhe tashmë jetojnë të gjitha bashkë.
Ato blenë një vilë tre-katëshë, e rinovuan dhe tashmë e kanë kthyer në një super vilë moderne.
Shoqet shpenzuan 4 milionë yuan (£462,000) duke e rindërtuar dhe dekoruar ndërtesën dhe thonë se aty do ta kalojnë pjesën e mbetur të jetës. Me njëra-tjetrën.
Një nga shoqet, Jin Du, u shpreh:
I kemi bërë premtim njëra-tjetrës që kur të jemi 60-vjeçe do të jetojmë bashkë.”Të shtata miket janë rreth të tridhjetave, u njohën shumë vite më parë në vendin e tyre të punës dhe që atëherë nuk janë ndarë më asnjëherë.
Vila trekatëshe ka 7 dhoma gjumi, nga një për secilën, dhe ndodhet në një fshat piktoresk.
Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania