Home SHQIPERIA 7 shqiptarë marrin peng patriotin e tyre në Angli për 400 mijë paund, operacioni ndërkombëtar shpëton 30-vjeçarin

7 shqiptarë marrin peng patriotin e tyre në Angli për 400 mijë paund, operacioni ndërkombëtar shpëton 30-vjeçarin

0
7 shqiptarë marrin peng patriotin e tyre në Angli për 400 mijë paund, operacioni ndërkombëtar shpëton 30-vjeçarin

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Policia e shtetit ka finalizuar një operacion ndërkombëtar në bashkëpunim me partnerët britanikë.

 

7 shqiptarë kishin marrë peng në Angli patriotin e tyre, një 30-vjeçar për lirimin e të cilit kërkonin 400 mijë paund.

 

Të gjithë personat dyshohen si  të përfshirë në aktivitete kriminale.

 

Falë bashkëpunimit të Policisë së Shtetit dhe asaj britanike, 30-vjeçari është gjetur dhe ndodhet i sigurt pranë autoriteteve angleze.

 

Policia e Shtetit

Finalizohet një tjetër operacion policor ndërkombëtar, për lirimin e një personi të marrë peng nga disa persona të tjerë.Operacioni policor i koduar “Pengu”, u zhvillua nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Metropolitan Police dhe asistencën e NCA-së Britanike.Shkëmbimi në kohë i informacionit bëri të mundur gjetjen dhe lirimin e 30-vjeçarit nga Shqipëria, i cili ishte marrë peng në Angli, nga shtetas shqiptarë te evidentuar si persona me rekorde kriminale ne Angli.Policia britanike ka vënë në pranga 7 shtetas shqiptarë dhe vijon operacioni për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.Strukturat hetimore të Policisë së Shtetit kanë marrë informacion se një 30-vjeçar shqiptar, ishte marrë peng në Angli nga persona, me aktivitet kriminal, të cilët kërkonin 400 mijë paund në këmbim të lirimit të tij.Policia e Shtetit shkëmbeu menjëherë me Policinë Britanike, informacionin e marrë, falë të cilit, Policia britanike zhvilloi operacionin policor të koduar “Pengu”.Në kuadër të operacionit u bë e mundur gjetja dhe lirimi i personit të marrë peng, i cili tashmë ndodhet i sigurtë pranë autoriteteve policore britanike.Po në kuadër të operacionit u vunë në pranga 7 shtetas shqiptarë që kishin marrë peng 30-vjeçarin.Operacioni është në vijim dhe për këtë arsye nuk bëhen publike të dhënat e personit të marrë peng dhe të personave të arrestuar, deri në përfundim të operacionit.Finalizimi i këtij operacioni është rezultat i bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Autoriteteve Ligjzbatuese Britanike.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë