Flokët e bukur janë një thesar i vërtetë për këdo dhe vajrat esenciale janë ndihmëtar të shkëlqyeshëm për të arritur këtë qëllim. Ata janë jashtëzakonisht të fuqishëm dhe mund të përdoren për kujdesin e flokëve, për forcimin e tyre, për rritjen, për riparimin e dëmtimeve dhe si një ilaç efektiv kundër humbjes së flokëve.

Vajrat esenciale janë përdorur për qindra vjet dhe studiuesit kanë zbuluar se ata janë shumë të efektshëm për kujdesin e flokëve.

Ne kemi përgatitur një listë që do t’ju ndihmojë të zgjidhni në mënyrë korrekte vajrat esenciale ose përzierjen e vajrave që do të trajtojnë çdo lloj problemi të flokëve. Mos e humbisni bonusin që kemi përgatitur në fund.

Kujdesi për flokët e thatë

© Depositphotos.com © Depositphotos.com © Depositphotos.com

Nëse keni flokë të thatë, përzieni 5-7 pika vaj esencial me një lugë gjelle vaj ulliri, kokosi, misri ose vaj avokadoje. Masazhojeni në lëkurën e kokës me gishta, lëreni për disa orë dhe pastaj shpërlajeni.

  • Vaj i drurit të sandalit vendoset në flokë të thatë dhe të dëmtuar;
  • Vaji i livandos është veçanërisht i dobishëm për këtë qëllim, sepse ndihmon rregullimin e prodhimit të sebumit, si dhe vepron në lagështi;
  • Vaji Ylang-ylang kontrollon përmbajtjen e yndyrës së lëkurës dhe rrit elasticitetin e flokëve;
  • Vaji i barbarozës balancon prodhimin e vajit të flokëve si dhe e kushtëzon atë;
  • Vaj i Jaseminës u jep flokëve lagështi dhe i bën ata më të butë. Ju lutemi vini re: Vaji esencial i Jasminës nuk duhet, në asnjë mënyrë, të përdoret nga gratë shtatzëna ose nënat që ushqejnë me gji!

Kujdesi për flokët me vaj

© Depositphotos.com © Depositphotos.com © Depositphotos.com

Nëse flokët tuaj janë me vaj dhe bëhen shpejt me yndyrë, vajrat esencialë të duhur mund të ndihmojnë në normalizimin e punës së gjëndrave dhjamore.

Përzieni 5-7 pika vaj me 1 lugë gjelle vaj hollues dhe vendosini në lëkurën e kokës për 2-3 minuta. Mbajeni përzierjen të aplikuar për 60-90 minuta. Shpërlajeni. Vajrat hollues më të mirë për flokët me vaj janë ata të kungullit, bajameve dhe të kalendulës.

  • Vaji i grejpfrutit normalizon sekretimin e vajit;
  • Vaj i limonit ndihmon në balancimin e vajrave natyrale të kokës;
  • Vaj i barbarozës normalizon punën e gjëndrave dhjamore dhe parandalon shfaqjen e yndyrshmërisë.

Forcimi i flokëve dhe parandalimi i humbjes së tyre

Për t’i bërë flokët të fortë dhe për të parandaluar humbjen e flokëve, është e nevojshme që të trajtohen rrënjët e flokëve. Përzieni 5-7 pika vaj me 1 lugë vaj hollues, aplikojeni përzierjen në lëkurën e kokës, dhe të lëreni për disa orë ose gjatë natës, pastaj shpërlajëni si zakonisht. Vaji i ullirit apo ai i kastorit duhet të përdoren si vajra hollues.

  • Vaji i livandos është një lloj i rafinuar vaji që përdoret për parandalimin e humbjes së flokëve dhe forcimin e folikulave;
  • Vaji i rozëmarinës forcon rrënjët dhe rikthen elasticitetin e lëkurës;
  • Vaji i kamomilit stimulon rritjen dhe ushqen flokët, duke u rikthyer atyre forcën;
  • Vaji i sherbelës stimulon rigjenerimin dhe rritjen;
  • Vaji i trumzës ndalon humbjen e flokëve, duke u dhënë jetë flokëve të dobësuar dhe të dëmtuar.

Stimulimi i rritjes së flokëve

Për rritjen e flokëve, përzieni 5-7 pika vaj me 1 lugë vaj hollues dhe masazhoni kokën. Lëreni për disa ose gjatë natës dhe pastaj shpërlajeni. Vaji i kastorit, i ullirit ose i bajameve duhet të përdoret si vaj hollues.

  • Vaji i mentes është qetësues dhe përshpejton rritjen e flokëve;
  • Vaji i portokallit, limonit dhe mandarinës ka një efekt forcues;
  • Vaji i drurit të kedrës ka një efekt shërues dhe ushqen flokët dhe lëkurën e kokës;
  • Vaj farës së karrotës forcon flokët, rrit qarkullimin e gjakut dhe përshpejton procesin e rregullimit dhe rigjenerimit të flokëve.

Heqja e zbokthit

© Depositphotos.com © Depositphotos.com © Depositphotos.com

Zbokthi është një gjendje e zakonshme e lëkurës që shfaqet tek shumë prej nesh, por disa vajra esenciale mund të ndihmojnë për ta eleminuar atë.

Shtoni 10 pika vaj esencial në 1 lugë vaj hollues dhe masazhoni kokën. Lëreni gjatë natës dhe lani flokët në mëngjes. Nëse nuk mund ta mbani dot gjatë natës, mbajeni në flokë tuaj për disa orë dhe pastaj shpërlajeni. Vaji hollues i rekomanduar për këtë është ai i kastorit dhe i kedrës.

  • Vaji i pemës së çajit, eukaliptit dhe vaji i lavendrës janë të shkëlqyer nëse zbokthi shkaktohet nga një sëmundje kërpudhore e lëkurës;
  • Në rastin e një lëkure të thatë, livando ose vaji i mendrës janë trajtimi më efektiv.

Flokët e dëmtuar dhe me skaje të ndara

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

Trajtimi për flokët e dëmtuar dhe skajet e ndara mund të bëhet në 2 mënyra.

  • Trajtimi paraprak: Përzieni 5-7 pika vaj me 1 lugë vaj hollues dhe zbatojeni lirisht në flokë sidomos në skaje. Lëreni të paktën 20 minuta ose gjatë natës. Shpërlajeni si zakonisht.
  • Trajtimi 2: Shtoni 5-10 pika të çdo vaji në një shishe llaku dhe shkundni mirë para çdo përdorimi. Përhapeni n[ të gjithë flokët pas larjes ndërsa janë ende të lagur, duke e aplikuar edhe në skaje. Ky trajtim është gjithashtu i dobishëm nëse keni flokë të imët. Truku është që të mos e tejkaloni kohën, përndryshe mund të përfundoni me flokë me vaj që urgjentisht duhet të lahen përsëri. Ju duhet një sasi shumë e vogël dhe kjo do t’i bëjë flokët tuaj të ndihen madhështor dhe të butë.

Vajrat më të mirë hollues për këtë janë vaji i jojobës, i ullirit, bajames dhe avokados.

Vaji i trumzës ripërtërin flokët në mënyrë të mrekullueshmet dhe u rikthen atyre e tyre të shëndetshme, veçanërisht nëse ato janë të dobësuar ose dëmtuar nga ngjyrosja ose përdorimi i mjeteve të nxehta;

Në rastin e skajeve të ndara, vaji i livandos, kamomilit, barbarozës dhe i drurit të sandalit janë shumë efektive.

Zbatimi dhe larja

© Depositphotos.com © Depositphotos.com © Depositphotos.com

Për të shpërlarë maskën esenciale të vajit, mos i lagni flokët tuaj. Së pari aplikoni shampon mbi flokët me vaj, e cila në këtë rast do të kërkojë më shumë se zakonisht, dhe lani të gjithë gjatësinë e flokëve. Pastaj shpërlajini. Pas kësaj, lani flokët tuaj me shampo përsëri si zakonisht.

Një përzierje me 5-7 pika vaj dhe 1 lugë vaj hollues është normalisht vetëm sasia e duhur për flokë të një gjatësie të mesme, nëse flokët tuaj janë të shkurtër ose shumë të gjatë ose keni shumë flokë, mund të keni nevojë të reduktoni ose të dyfishoni sasinë.

Rregullat e përgjithshme për përdorimin e vajrave esenciale

© Depositphotos.com © Depositphotos.com © Depositphotos.com

Vaji esencial nuk aplikohet në formën e tij të pastër. Meqë vajrat esenciale janë një produkt shumë i koncentruar, vetëm disa pika duhet të shtohen në vajin hollues, rreth 5-7 pika për 1 lugë të tillë. Për qëllime parandaluese, zbatojeni atë një herë në javë dhe për qëllime terapeutike – 2-3 herë në javë.

Rezultati bëhet i dukshëm pas 2-3 javësh. Mbani mend se vajrat esenciale janë shumë të përqendruara dhe gjithmonë kontrolloni për të parë nëse jeni alergjik ndaj tyre. Megjithatë, nëse ndjeni një ndjesi të lehtë djegieje kur përdorni vaj agrume ose vaj pishe – kjo mund të jetë normale dhe tregon rrjedhjen e gjakut në lëkurën e kokës, që është pikërisht ajo që duhet të bëjë. Disa vajra nuk duhet të përdoren kurrë nga gratë shtatzëna.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re