Moti i keq që përfshiu Europën juglindore shkaktoi të paktën 7 viktima dhe disa të zhdukur në 3 shtete.

 

Viktima e parë u shënua në Greqi, ku niveli i ujit arriti deri në 75cm në disa zona. Sipas autoriteteve 5 të tjerë, që rezultojnë të zhdukur, dyshohet se janë marrë nga rrjedha e ujit.

 

Qindra automjete e banesa kanë mbetur gjithashtu të dëmtuara. Greqia u përball me përmbytjet e mëdha menjëherë pas zjarreve shkatërruese, që kishin pushtuar vendin prej javësh.

 

Stuhitë e forta kane goditur edhe Turqinë. Në Stamboll shiu i madh ka përmbytur rrugët dhe shtëpitë në dy lagje, duke lënë të paktën dy persona të vdekur. Dhjetëra njerëz janë shpëtuar, pasi janë bllokuar brenda një biblioteke, ndërsa disa stacione metroje janë mbyllur.

 

Ministri i Brendshëm turk ka njoftuar se dy turistë gjithashtu kanë humbur jetën, ndërsa kërkimet vijojnë ende për 4 persona të zhdukur në një provincë pranë kufirit me Bullgarinë.

 

Edhe në Bullgari autoritetet kanë njoftuar për dy të viktima për shkak të përmbytjeve dhe tre të zhdukur. Shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e forta kanë lënë pa energji elektrike mijëra banorë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re