Vajza siriane Ilham Abbas jeton në izolim pothuajse total në një kamp të vogël refugjatësh, pasi zjarri i një furre e ka djegur fytyrën e saj dhe e ka shëmtuar tërësisht.

Historia fillon me një bombardim intensiv rus të fshatrave rreth Idlibit. Pas kësaj, babai i Ilhamit e  bindi familjen për t’u zhvendosur në një kamp në veri të Sirisë, aty ku llogaritet të ketë më tepër siguri sesa në fshatra dhe qytete që janë të ekspozuara ndaj sulmeve të përditshme ajrore nga rusët dhe regjimit sirian. Në fund, familja e varfër përfundoi në një tendë refugjatësh.

Familja e Ilhamit nuk mundej të blente gaz për gatim dhe i ati i saj u detyrua të sajonte një furrë primitive e cila përdorte lëndë djegëse të përpunuara. Dhe duke qenë tërësisht jashtë çdo standarti, ajo një ditë shpërtheu si një bombë duke e dëmtuar Ilhamin në fytyrë nga djegiet e rënda. Kështu, vajza 7-vjeçare u detyruar të vetëburgoset në tendë për shkak të aksidentit dhe pasojave në pamjen dhe të folurën e saj. Ajo nuk mund të komunikonte me bashkëmoshatarët, të cilët filluan t’i shmangeshin. Ata frikësoheshin nga fytyra e saj e shpërfytyruar.

Ajo nuk shkon në shkollë dhe nuk shoqërohet me fëmijët e tjerë. E ëma e saj, Zayer Abbas tha e pezmatuar: “Ne u përpoqëm që ta çojmë në një shkollë këtu afër. Por reagimet e nxënësve e bën vajzën që të mos shkojë më dhe të izolohet në çadër”.

Babai i Ilhamit tha se nuk ka asnjë shans për trajtimin e saj brenda Sirisë. Disa mjekë i thanë se ishte një rast shumë i vështirë. Ata i sugjeruan për ta çuar Turqi, ku mund t’i bëhej një operacion estetik që do ja zvogëlonte gjurmët e djegieve në fytyrën e saj dhe rikthimin e aftësisë për të folur. Por kjo duket e pamundur në kushtet e varfërisë në kampin e refugjatëve në veri të Sirisë.

Babai i Ilham thekson se ai nuk kërkon ndonjë ndihmë financiare apo humanitare për familjen e tij. Dhjetra bamirës i kanë ofruar tashmë ushqim dhe ndihmë në para. Por Zayer Abbas ka vetëm një dëshirë: që vajza të merret në dorë nga mjekët, që më pas Ilhami të kthehet në jetën normale dhe të luajë me bashkëmoshatarët e saj.

Ai tregon se si jua ka servirur dhjetra fotografëve vajzën e tij, duke shpresuar se historia e Ilhamit në media do mund të ndikojë për të ndihmuar në shërim e saj. Megjithatë, asgjë nuk ka ndodhur deri tani.

Nëna e Ilhamit qante me lot kur rrëfen për vuajtjet e vajzës. Kur ajo dëshiron të hajë dhe të pijë, komunikon me familjen me zëra të paartikuluar. Po ashtu, Ilham refuzon të takohet me të huajt.

Një dermatolog foli ndërkohë për shëndetin e Ilhamit dhe trajtimin e saj. Ai theksoi se vajza ka një fytyrë të 70 për qind të deformuar dhe se ka nevojë për disa procese kozmetike dhe rindërtuese. Duke hequr djegien dhe duke e shartuar një lëkurë të re, konturet e fytyrës së saj të mëparshme do mund të ktheheshin pjesërisht.

Por mjeku Mohammed shtoi se në spitalet siriane në zonat e kontrolluara nga opozita mungon ekspertiza dhe pajisjet mjekësore për trajtim. Ai thekson se transferimi në një nga spitalet turke të vendosura pranë kufirit sirian është shpresa e vetme për shërimin e saj.

Rasti i një vajze si Ilham përfaqëson paradigmën e familjeve të varfra siriane të cilat ikën nga shtëpitë dhe fshatrat e tyre dhe u vendosën në kampet e refugjatëve. Këto familje jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira jetese, me asnjë shpresë që së shpejti të kthehen në shtëpitë e tyre, të cilat prej bombardimeve ndoshta janë shndërruar në gërmadha.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re