Heqja dorë nga zakonet e dëmshme mund të jetë e vështirë. Është edhe më e vështirë të heqësh dorë nga ato zakone që mendohen si të dobishme, por që në fakt mund të dëmtojnë trupin.

Në këtë artikull janë përmbledhur një listë e zakoneve të përditshme që mund të shkaktojnë dëme nëse vazhdojnë të përsëriten në mënyrë periodike:

  1. Parandalimi i teshtimës

Kur mbyllim gojën dhe shtrëngojmë hundën në përpjekje për të parandaluar teshtitjen, presioni intrakranial rritet ndjeshëm. Rrjedha e gjakut në tru është e ndërprerë dhe enët e gjakut dhe indet nervore janë të ngjeshura. Kjo mund të çojë në dhimbje koke, dëmtime të enëve të gjakut dhe madje edhe probleme me dëgjimin.

  1. Përdorimi i parfumit

Substancat sintetike përdoren shpesh për të bërë parfum pasi ato prodhojnë aroma më të forta dhe janë më të lira se vajrat natyralë. Këto substanca mund të shkaktojnë marramendje, përgjumje dhe gjithashtu mund të irritojnë sytë, fytin dhe lëkurën. Është një ide më e mirë të ndërroni parfumet me vajra esencialë ose t’i aplikoni ato vetëm në një dhomë të ajrosur mirë.

  1. Përdorimi i një smartphone përpara se të shkoni në shtrat

Drita artificiale gjatë natës nuk lejon prodhimin e hormonit melatonin që rregullon gjumin dhe zgjimin. Melatonina e ulët mund të shkaktojë depresion, obezitet, sëmundje të zemrës dhe probleme në sistemin imunitar.

  1. Ruajtja e ushqimit në enë plastike

Shumë kuti plastike përmbajnë substanca kimike artificiale. Nëse ushqimet mbahen për një kohë të gjatë në kuti plastike, substanca të tilla mund të depërtojnë në ushqim duke pasur një efekt në sistemin endokrin.

Një zgjidhje mjaft efikase do ishte zëvendësimi i tasave plastikë me ato të qelqit apo me materiale qeramike. Gjithashtu, duhet kushtuar vëmendje simboleve, pasi ato ofrojnë informacione të dobishme për mënyrën e përdorimit të enëve të ndryshme.

  1. Larja e dhëmbëve menjëherë pas ngrënies

Stomatologët kanë rekomanduar prej kohësh që dhëmbët duhet të lahen të paktën 30 minuta pas ngrënies. Nëse është e mundur, një orë është edhe më mirë. Ushqimi dhe pijet, veçanërisht ato që kanë shumë acide kanë një efekt në smaltin e dhëmbit si dhe në shtresën poshtë tij (dentinën). Lëvizja e furçës të dhëmbëve e shtyn acidin më thellë dhe më afër dentinës. Kjo mund të çojë në ndjeshmëri ekstreme dhe të dëmtojë smaltin.

  1. Përdorimi i shpeshtë i sapunit antibakterial

Një numër i madh bakteresh të dobishme jetojnë në sipërfaqen e lëkurës sonë, duke luajtur një rol në mbrojtjen e trupit. Nëse përdorim shumë shpesh sapun antibakterial, përfundojmë duke sterilizuar duart, gjë që krijon mundësi që bakteret e dëmshme të hyjnë në trupin tonë. Dermatologët rekomandojnë përdorimin e sapunit antibakterial për prerje dhe gërvishtje.

  1. Xhinset e ngushta

Edhe pse mund të jenë në modë, xhinset e ngushta vazhdimisht dëmtojnë lëkurën pasi pengojnë qarkullimin e gjakut dhe kontraktojnë nyjet lidhëse dhe muskujt duke bërë që të shfaqën probleme si celuliti apo variçet.

Burimi: Bright Side

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re