Një problem sigurie mund të fshihet pas atij e-mail-it që rezervimit të dhomës që ju dërgon një hotel. Sipas një studimi të Symantec 67% e 1,500 hoteleve të monitoruara rridhnin informacion personal të njerëzve.

Studimi u shpërnda në 54 vende të botës përfshirë SHBA, Kanadanë e madje edhe disa vende Evropiane.

U testua cilësia e sigurisë nga motele me dy yje deri tek resorset me pesë yje. Problemet e mëdha vinin nga e-mailet e konfirmimit të rezervimeve sipas Symantec.

Shumica e mesazheve të tilla përmbajnë një lidhje aktive që ju drejton tek një uebsajt më vete ku njerëzit mund të aksesojnë rezervimin e tyre pa qenë nevoja të kyçen në një llogari më vete.

Kodi i rezervimit dhe e-mailet e njerëzve zakonisht janë pjesë e URL-së. Por ashtu si shumë biznese, edhe hotele ndajnë të dhënat tuaja personale me palë të treta, që do të thotë se kodi i rezervimit dhe e-maili janë të dukshme edhe për ata. Një sulmues ka nevojë vetëm të aksesojnë kodin e rezervimit tuaj dhe e-mailin për të parë adresën, emrin e plotë, numrin e telefonit, numrin e pasaportës dhe informacione të tjera shumë sensitive.

Symantec gjeti se një numër i vogël hotelesh nuk enkriptonin lidhjet e dërguara në e-mailet e konfirmimit. Kompania nuk foli për hotelet e përfshira në studim por tha se kishte parë 45 uebsajte të ndryshme.

Symantec rekomandon përdorimin e VPN gjatë rezervimeve në Wi-Fi publike. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re