Për më shumë se 70 vjet qyteti i Pogradecit vijon të ruajë me fanatizëm traditën e shfaqjeve me kukulla për artdashësit e vegjël. Shfaqje të cilat gjatë gjithë këtyre viteve janë realizuar nga aktorë amatorë dhe profesionistë të cilët të gjitha premierat i kanë realizuar me kukulla artizanale.

Për këtë vit me premierën “Pabesi në Pyllin e së mirës” të regjisorit Dhimitraq Tasellari ka nisur sezoni i ri, që do të ketë 3 premiera për fëmijë.

“Ne dolëm në premierë këtë vit me shfaqjen “Pabesi në Pyllin e së Mirës” e shkruajtur nga Andi Kosta dhe nën interpretimin  e aktorëve Brunilda Shkurti, Marjana Shkurti dhe aktorëve të rinj. Sezoni sapo ka filluar në këtë premierë dhe ka ngjallur interes të madh në publikun e vogël dhe këtë vit ne do të vëmë në skenë 3 premiera”

Edhe për skenaristin Andi Kosta teatri i kukulla vijon të ndiqet me mjaft interes nga të vegjlit.

Në qershorin e këtij viti në Pogradec do të zhvillohet festivali i kukullave  festivali ndërkombëtar “Xinxifilo” . Për këtë, salla e teatrit të kukullave “Piro Xeci”  është rikonstruktuar dhe vetëm gjatë këtij viti parashikohet që të realizohen rreth 200 shfaqje për fëmijë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re