Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar nismën “Ballkani i Hapur” për të cilën tha se nuk ka transparencë për 700 faqet e traktatit të marrëveshjes ndërsa theksoi se e trajton Kosovën në mënyrë të pabarabartë.

Gjatë deklaratës për mediat, Berisha nënvizoi se kjo nismë nuk është kryer në bazë të marrëveshjes së BE-së dhe DASH,  por sipas tij, favorizon produktet bujqësore të Serbisë. Berisha tha se “viktimë” e kësaj marrëveshje janë fermerët shqiptarë produktet e të cilëve ngelen pa shitur.

Ballkani i Hapur? “700 faqe të këtij traktati janë në terr, nuk ka asgjë transparente. Keni parë ju një nen të tij. Jam kundër tij sepse Rama është anti-shqiptar pasi e trajton Kosovën në mënyrë të pabarabartë. Nuk jam kundër tregtisë së lirë, Bashkimit Europian dhe DASH që ka theksuar se duhet të bëhet me standarde europiane dhe me kuotat të llogariten. Sa mollë prodhon Korca? Kaq…Atë do i mbroj këto mollë. Sa qumësht prodhon Shqipëria? Gjithçka rregullohet me kuota. Kurse me Edi Ramën Serbia ka eksportuar produkte bujqësore më shumë se Shqipëria. Kush është viktima këtu? Viktimë janë fermerët shqiptarë. Ata detyrohen të mbyllin serat dhe ky në një injorancë të pakufishme e Edi Ramës i cili rreh gjoksin se u rritën eksportet. U rritën çmimet kjo po çmimet janë shndërruar në faktorin kryesor të varfërimit të shpejtë të shqiptarëve në këtë periudhë”, u shpreh Berisha.

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re