Foto ilustruese.

Pediatrja Gjeorgjina Kuli i ka bërë thirrje prindërve që të mos justifikojnë fëmijet e tyre kur shfaqin shenja Covid, por t’i drejtohet mjekëve të familjes. Sipas Kulit, nëse fëmijët kanë temperaturë të lartë për 3 ditë rresht, atëherë duhet kontaktuar mjeku.

Ajo ka folur edhe me shifra, duke zbuluar se 700 fëmijë janë infektuar me Covid-19 në Shqipëri që nga janari i vitit 2020. Ndërkohë, ajo thotë se 75-80% e kapaciteteve te pediatria janë ezauruar.

“700 femije te infektuar nga janari. Pediatria me kapacitete të plota të repartit Covid, ku 75-80% e shtretërve janë ezauruar, në momentet që flasim.

Kemi foshnje të porsalindur të infektuar nga nëna, 1 muajsh apo dy muajsh. Te fëmijët e prekur me Covid-19 janë shfaqur dhe probleme me zemrën.

Shpeshherë prindërit mundohen të justifikohen për fëmijët e tyre në lidhje me shenjat që shfaqin . Një temperature me shifra të larta për 3 ditë, patjetër që duhet të konsultohet me mjekët,” tha ajo.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re