Nuk ndodh shpesh që të qëndrosh në punën tënde të parë, por me këtë grua në moshë, ka qenë e kundërta.

Sadie Jefferson sot është 86 vjeçe, me profesion farmaciste. Punën e parë e nisi në vitin e largët 1951, kur ishte veçse 15 vjeçe. Që nga ajo kohë kanë kaluar 71 vite dhe Sadie është ende tek e njëjta punë.

“Më kujtohet dita ime e parë në farmaci, isha 15 vjeçe e gjysëm. Nisa punë dispenseri e më pas vitet ikën e ikën…. shumë vite”

Farmacistja tashmë punon një apo dy herë në javë, ndërsa për BBC-në tregon se kurrë nuk ka qenë e shqetësuar se do të humbte punën e saj, veçanërisht kur pronësia e farmacisë ndryshoi. E përgjatë 71 viteve të punës, pronësia e farmacisë ndryshoi disa herë.

“Gjithmonë kam menduar se nëse e bën punën mirë, nuk do të kesh asnjëherë shqetësim nga të tjerët. E çuditshme, sepse në kohën kur kam nisur unë punë, isha e vetmja femër në farmaci, e kjo ka zgjatur për vite e vite me radhë.”-shpjegoi e moshuara.

“Unë e nisa punën në vitin 2007 dhe kam patur privilegjin të punoj me zonjën Jefferson për mëse 15 vite. Edhe pse ajo i ka reduktuar orët e saj të punës, sërish kur ndodhet këtu sjell me vete eksperiencën e saj të gjerë, e madje ajo është e përditësuar me të gjitha barnat e reja, përmes iPad-it e celularit të saj”-tregoi Lindsej Sinkler (Lyndsay Sinclair), menaxherja e farmacisë.

Burimi: BBC/ Përshtati me disa shkurtime: Shqiptarët për Shqiptarët.info

https://berati.tv/wp-content/uploads/2023/02/makina-me-qera.png