47 protestues palestinezë u plagosën nga trupat izraelite të cilët hapën zjarr pranë zonës tampon Gaza-Izrael. Është pikërisht sot data kur shënohet 71 -vjetori i Nakba-s palestineze, e njohur ndryshe si “Katastrofa”.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë konfirmoi numrin e të plagosurve, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Dëshmitarë okularë thanë se ushtarët izraelitë gjuanin me gaz lotsjellës dhe plumba gome për t’i shpërndarë protestuesit dhe për t’i mbajtur ata larg nga gardhit kufitar.

Një zëdhënëse e ushtrisë izraelite tha se rreth 1,200 protestues dhe demonstrues po protestonin në gardhin kufitar dhe se ushtria po përdorë “mjete për shpërndarjen e trazirave”.

E shënuar më 15 maj të çdo viti, Dita e Nakbas përkujton dëbimin e qindra mijëra palestinezëve nga shtëpitë e tyre në Palestinën historike, hap ky që i bëri rrugë për shtetit të ri Izraelit.

 

LIKE FAQES NE FACEBOOK PER LAJME TE NGJASHME