
Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në Peqin ku një 72-vjeçar, ka hedhur lëndë helmuese në kullotë duke shkaktuar ngordhjen e 12 bagëtive në pronësi të shtetasit T.F.
Sipas asaj që raporton policia, dyshohet se akti i 72-vjeçarit, i proceduar penalisht tashmë, ka ndohur për motive pronësie.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. S., 72 vjeç, pasi dyshohet se, për motive pronësie, ka hedhur lëndë helmuese në tokën ku kullotin bagëtitë e shtetasit T. F., dhe për pasojë kanë ngordhur 12 bagëti”, njofton policia.



