Trendi i rasteve të reja të zbuluara me koronavirus gjatë ditëve të fundit në Shqipëri ka qënë thuajse i njëjtë.

Këtë të martë janë regjistruar 74 raste të reja në të gjithë vendin ndërsa janë kryer në total 409 testime në 24 orët e fundit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 37 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Korçë, Kavajë, nga 2 raste në Fier, Lushnje, Mirditë, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Pukë, Berat, Kamëz, Gjirokastës, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në spitalin infektiv aktualisht janë 81 pacientë në spital, mes tyre edhe mosha të reja.

Ndërkohë 7 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 2 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Lajm i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar në 1744 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht janë 1213 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon edhe njëherë ndërgjegjësim nga bizneset dhe qytetarët, që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të distancimit fizik, vendosjes së maskës dhe higjienës personale.Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni.Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

COVID-19 – Statistika (7 Korrik 2020)

Testime totale         29669

Raste pozitive          3038

Raste të shëruara     1744

Raste Aktive         1213

Humbje jete         81 (Qarku Tiranë 44, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                477

Durrës                221

Shkodër            167

Vlorë                   115

Lezhë                     63

Fier                         49

Korçë                    30

Elbasan               25

Kukës                  24

Berat                   16

Gjirokastër     15

Dibër                  11

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re