Gjatë 24 orëve te fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv 2 qytetarë nga Tirana, 67 dhe 69 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë thekson  se rastet në spitalin Infektiv po shtohen çdo ditë e më tepër. 89 pacientë janë të shtruar në spital, 11 në gjendje të rëndë në terapi intensive, një i intubuar në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 74 raste të reja në të gjithë vendin. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 22 raste në Tiranë, 12 në Krujë, nga 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malesi e Madhe dhe nga një rast në Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Pogradec, Dibër, Kolonjë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje cdo qytetari: Tregoni kujdes cdo dite me respektimin e rregullave. Shmangni grumbullimet.

Ruani distancën me njeri-tjetrin. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë si dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re