Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan
Lame,  përmes një deklarate për mediat njoftoi se ka përfunduar faze e
riorganizimit të Kadastrës.

Lame njoftoi gjithashtu se janë hapur 74 vende të reja pune në rang
vendi, ndërsa bëri edhe një apel të fortë, duke iu drejtuar të afërmve,
deputetëve e ministrave, që të mos ndërhynë për punësime pasi kërkohen
profesionistë.

“Ka mbaruar faza e parë të riorganizimit të Kadastrës. Kemi ulje
drastike të 4 muajve të fundt të numrit të ankesave. Mbyllja e procesit
të riorganizimit hap dyert për procesin e radhës. Sfidat e tjera janë
hartografia e vendit dhe ngritja e nivelit profesional të punonjësve
tanë. Me keqardhje për fatin personal të secilit, deklaroj se reforma do
të vijojë.

Iu bëj thirrje të gjithë djemve dhe vajzave të reja që të bëhen pjesë
e garës për të punuar në Kadastër. Në total janë 74 vende të lira, ku
pjesa më e madhe janë në Tiranë dhe Vlorë. I them pretendentëve në punë
që të marrin pjesë në konkurrim dhe të kenë besim tek unë.

Gjithashtu iu bëj thirrje miqve, deputetëve, gruas sime dhe prindërve
që të mos më ndërhyjnë për të futur në punë njerëz që nuk kanë lidhje
me profesionin. Në kërkojmë inxhinierë, arkitektë dhe gjeodetë”, tha
Lame, duke thënë se reforma në Kadastër do të vijojë, duke shkarkuar
personat që nuk kanë arsimin përkatës./Opinion.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re