75 persona janë përfshirë nga bashkia Berat në Projektin “Punë për komunitetin” në bashkinë Berat.
Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo, i cili sqaron se projekti “Punë për komunitetin” mbështete nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim GIZ dhe zbatohet nga Bashkia Berat dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
“Lajm i mirë, 75 persona janë përfshirë nga Bashkia Berat në Projektin “Punë për komunitetin” në zonat me rrezikshmëri të lartë nga përmbytjet, zjarrvëniet e qëllimshme, pastrimin në lagje dhe funksionimin e kanaleve kulluese në njësitë administrative dhe disa zona të qytetit të Beratit. Ky projekt mbështetet nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim GIZ dhe zbatohet nga Bashkia Berat dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit”, shprehet ai.



