Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin shokues kur një e moshuar humb kontrollin e makinës së saj luksoze dhe përplaset me hyrjen e spitalit duke vrarë 1 person e plagosur 4 të tjerë.

Mary Clayton, 75 vjeç, po shkonte vetë me fuoristradën e saj në spital për një takim me mjekun herë në mëngjes. Por në vend të frenave në hyrje të spitalit ajo duket se shtyp gazin e Mercedes Benz-it të saj, duke bërë që makina të marrë çdo gjë që i del përpara.

Ajo përplas një makinë përpara dhe më pas futet në pjesën e hyrjes prej xhami. Personi që vdiq ishte një 55-vjeçare ndërkohë që u plagosën 4 të tjerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re