Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mori pjesë në ceremoninë e organizuar në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit me rastin e Ditës së Çlirimit.

 

Të pranishëm në ceremoni ishin dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dhe Kryeministri, Edi Rama si dhe veteranë të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe pasardhës të tyre, pjestarë të familjeve të dëshmorëve, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë, drejtues të pushtetit vendor dhe të institucioneve shtetërore dhe qindra qytetarë.

 

Kryetari i Kuvendit dhe autoritetet e larta shtetërore vendosën kurora në Monumentin “Nënë Shqipëri”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re