Presidenti Ilir Meta I dorëzoi dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, për kontributin e përhershëm që ka dhënë e jep në mbrojtje të idealit të luftës për liri dhe dinjitet kombëtar.

 

Në një postim në Facebook, Meta shprehet se edukimi i gjeneratave të reja me ndjenjat e atdhedashurisë dhe patriotizmit janë një sfidë e rëndësishme për të ardhemn.

 

“Në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, pata sot nderin e veçantë t’i dorëzoj Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, për kontributin e përhershëm që ka dhënë e jep në mbrojtje të idealit të luftës për liri dhe dinjitet kombëtar. Edukimi i gjeneratave të reja me ndjenjat e atdhedashurisë dhe patriotizmit është sfidë e rëndësishme për të ardhmen. Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare e vendosi Shqipërinë në anën e duhur të historisë! Lavdi përjetë dëshmorëve dhe heronjve të Atdheut!”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re