Ndërkohë që koronavirusi po shënon raste të shtuara në thuajse gjithë vendin, mbetet shqetësuese situata e të shtruarve në Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije sot se spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 76 pacientë. Shifër kjo e ulur në krahasim me një ditë më parë, ku numëroheshin 82 të shtruar.

Po shqetësuese mbetet situata e pacientëve në terapi intensive. Ministria ka njoftuar sot se kemi 14 pacientë në terapi intensive, ndërsa dy janë të intubuar.

“Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1250 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë janë aktualisht 894 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës”– njofton ministria e Shëndetësisë, duke apeluar për shumë kujdes nga ana e gjithë qytetarëve, mbajtje të maskës ku nuk ruhet dot distanca, higjiena e duarve dhe shmangia e grumbullimeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re