Skip to content

76 vjetori i Çlirimit/ Meta bëhet bashkë me figurat e rëndësishme të PS për homazhet tek “Varrezat e Dëshmorëve” (VIDEO)

76 vjetori i Çlirimit të Shqipërisë ka bërë bashkë Presidentin Ilir Meta me figurat më të rëndësishme të Partisë Socialiste. Në homazhet tek “Varrezat e Dëshmorëve”, mori pjesë Edi Rama, Gramoz Ruçi, Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Olta Xhaçka.

Kreu i shtetit, kryeministrit, kryetari i Kuvendit, kryetari i Bashkisë dhe dy ministrat u bënë bashkë në homazhet tek varrezat e dëshmorëve, ku vunë kurora për kujtimin e tyre.

Edhe ditën e djeshme, me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë, në Sheshin e Flamurit dhe Monumentin e Pavarësisë, u bënë bashkë Presidenti Ilir Meta, Kryetari Kuvendit Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të lartë.

/faxweb