Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar homazhe pranë Ushtarit të Panjohur, duke përkujtuar 76-vjetorin të Çlirimit të Tiranës.

 

Por veç përuljes ndaj heronjve, për kreun e shtetit kjo ditë duhet të shërbejë edhe si ditë reflektimi.

 

ILIR META – PRESIDENT I REPUBLIKËS

Në këtë ditë kaq të rëndësishme të luftës antifashiste, të kryeqytetit, të popullit shqiptar, është e rëndësishme jo vetëm të përulemi me nderim përpara heronjve, përpara dëshmorëve, por mbi të gjitha për t’i çuar deri në fund amanetet e tyre për një Shqipëri të lirë, për një Shqipëri plotësisht demokratike. Sot është dhe një ditë reflektimi për të bërë shumë më tepër se deri tani që Shqipëria të mos e humbas drejtimin Europian.

 

E duke u ndalur tek drejtimi Europian, Meta kishte dhe një tjetër mesazh.

 

ILIR META – PRESIDENT I REPUBLIKËS

Të mos e harrojmë që jemi në prag të 30-vjetorit të Lëvizjes së Dhjetorit, e cila solli një faqe të re në historinë e Shqipërisë me thirrjen e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Tani mbas 30 vitesh ka ardhur koha për një angazhim tjetër: ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa

 

Edhe në këtë përkujtim nuk munguan nostalgjikët e Enver Hoxhës, me pankarta dhe foto në duar ata u mblodhën pranë monumentit të ushtarit të panjohur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re