Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në përvjetorin e 76-të të Çlirimit të Tiranës nga nazistët gjerman. Meta theksoi se duhet të punojnë bashkë për të bërë një Shqipëri demokratike dhe ti jepet fund largimit dhe shpopullimit të popullësis. Kreu i Shtetit tha se ky është një moment reflektimi që vendi të bëhet si Evropa duke rikthyer shpresën.

“Është e rëndësishme që mbi të gjitha të punojmë për të çuar deri në fund amanetet e tyre për një Shqipëri demokratike, të lirë, për një Shqipëri që i jep fund largimit dhe shpopullimit nga ky vend.

Sot është një ditë reflektimi për të bërë shumë më tepër se deri tani që Shqipëria mos ta humbasë drejtimin evropian. Jemi në prag të lëvizjes së dhjetorit e cila solli një faqe të re në historinë e Shqipërisë

Pas 30 vitesh ka ardhur koha për një angazhim tjetër, jo thjesht ta duam, por ta bëjmë Shqipërinë si Evropa.  Unë besoj se të gjithë bashkë do t’ia dalim për të rikthyer shpresën”, tha ndër të tjera Meta.

Gjatë ditës së sotme u zhvilluan homazhe për Çlirmin e Tiranës tek “Ushtari i Panjohur”, ku mbajtën fjalë zv.kryeministri Erion Braçe, Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe deputetë të tjerë. Nuk munguan as thumbimet mes tyre dhe presidentit, lidhur me dekoratat që ky i fundit ka dhënë për dëshmorët e rënë luftë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re