762 shqiptarë janë aktualisht në burgjet britanike e gjysma e tyre te akuzuar e te dënuar për trafikim të kokainës apo drogave të tjera. Këtë fakt e ka bërë publik ambasadori britanik ne Tiranë, Duncan Norman.

 

Në një takim të zhvilluar ne Shkodër për parandalimin e krimit tek të rinjtë, diplomati britanik tha se këto shifra janë alarmante duke menduar rrezikun që shqiptarët ndërmarrin për një jetë më të mirë.

 

Norman deklaroi se nga të dhënat, më shumë se gjysma e shqiptarëve të dënuar në Angli janë nga veriu i Shqipërisë, Shkodra, Kukësi e Dibra.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re