Skip to content

77 raste të reja me koronavirus, pensionistët dhe punonjësit e fasonerisë më të prekurit

1600688190 koronavirusi 1

Fieri është një ndër qarqet me numrin më të madh të rasteve të reja ditore me koronavirus gjatë ditëve të fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit vetëm në rrethin e Fierit janë konfirmuar 77 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 1747 numrin e personave të infektuar në këtë qark.

Abc News raporton se ditët e fundit janë konfirmuar pozitiv me Covid-19 infermierë, policë mësues dhe punonjës të tjerë të administratës, por sipas saj numri më i lartë i të infektuarve është sërish te pensionistët dhe të punonjësit e fasonerisë.

Ndërkohë në Patos vihet re një ulje e numrit të rasteve të reja me Covid-19 .