Greqia ka konstatuar 77 raste të reja me koronavirus në vend gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total të të infektuarëve në 1 832.
Ndërkohë, aktualisht në Greqi janë regjistruar 81 të vdekur në total dhe 269 të shëruar.
Të dhënat e fundit janë publikuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Greqi për koronavirusin.
Të dhënat janë publikuar nga specialisti i sëmundjeve infektive dhe kreu i Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras.
Nga numri total i të infektuarve me Covid-19, sipas specialistëve të shëndetësisë, 55% janë meshkuj. Ndërsa pacientët e shtruar në terapi intensive janë 90.
