Kete te premte ka pasur nje rritje te numrit te pacienteve te rinj te zbuluar me koronavirus në 24 orët e fundit.

Sipas Eugena Tominit nga 402 teste që janë bërë, këtë të premte jane regjistruar 77 raste te reja, ose 6 me shume sesa raporti i dites se enjte.

Gati 1/3 e rasteve jane evidentuar ne Tirane ndersa Shkodra gjithashtu me 13 raste mbetet nje qytet shqetesues. Per tu theksuar eshte se perhapja e hartes se shperndarjes se Covid-19, eshte goxha e madhe gjate diteve te fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 402 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 77 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: Tirana 28 raste, Shkodra 13 raste, Durrësi dhe Korça me nga 5 raste; nga 4 raste Delvina dhe Berati; nga 3 raste në Fier, Kurbin dhe Pukë; nga 2 raste në Elbasan dhe Kamëz; nga 1 rast përkatësisht në Krujë, Tropojë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë.Në vendin tonë aktualisht janë 920 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.Kanë vazhduar testimet serologjike në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT. Janë kryer 3380 testime në personel shëndetësor me një pozitivitet të përgjithshëm 6%.

Tomini shtoi se ne spitalin Infektiv, situata eshte serioze pasi ka nje numer te larte te personave te shtruar dhe ne menyre te vecante te atyre qe jane ne terapi intensive.

Dr. Eugena Tomini

Instituti i Shëndetit Publik

Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 87 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 1298 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Situata epidemiologjike në vend po vijon në javën e 16 të epidemisë, por në 3 javët e fundit kemi një intensitet të lartë të hasjes së rasteve pozitive me Covid19. Kemi gjithashtu dhe një numër të lartë të rasteve që kërkojnë trajtim spitalor dhe terapi intensive. Kjo situatë, lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me kriterin epidemiologjik, siç është periudha e gjatë e inkubacionit 14 ditor, si dhe mos respektimi i masave të vendosura për ndërprerjen e trasmetimit të virusit.

Me poshte shperndarje gjeografike e rasteve sipas qarqeve:

COVID-19 – Statistika (26 Qershor 2020)

Testime totale 25563Raste pozitive 2269Raste të shëruara 1298Raste Aktive 920Humbje jete 51

(Qarku Tiranë 30, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 375Durrës 174Shkodër 154Vlorë 84Fier 44Lezhë 27Korçë 25Kukës 13Elbasan 12Gjirokastër 7Berat 5

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re