Skip to content

77-vjeçarja boshnjake gjen drejtësi në Europë: rrafshim i kishës serbe në oborin e saj

orlovic crkva anadolija

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi për heqjen një kishe nga oborri i Fate Orloviç, një 77-vjeçare boshnjake në Konjevic Polje, fshat afër Srebrenicës.

“Ky është një gëzim i madh për mua”, tha Fata Orloviç.

Avokati Rusmir Karkin tha se “‘çështja Orloviç’ tregon që drejtësia, megjithëse nganjëherë e ngadaltë, është e mundur”.

Sipas vendimit, kisha duhet hequr prej aty ku ndodhet brenda tre muajsh.

Ajo qe ndërtuar nga serbët gjatë luftës, në kohën kur Fata dhe familja e saj ishin zhvendosur që aty për shkak të luftimeve.

Më pas kishte nisur procesi për heqjen e saj nga prona e boshnjakes, gjë të cilët e kanë penguar autoritetet e Republika Srbska, edhe pas një vendimi pro-prishjes nga gjykata boshnjake.