Një nënë 77-vjeçareje nga Fushë-Kruja ka lënë sot ambientet e Spitalit Infektiv dhe është rikthyer pranë familjes së saj. Nënë Hikja ia ka dalë që të fitojë betejën me koronavirusin.

“#COVID19

Nënë Hike plot 77 vjeç nga Fushë-Kruja, sot ka lënë e shëruar spitalin #infektiv dhe është kthyer pranë familjes

Që nga fillimi i epidemisë, më shumë se 60% e të prekurve nga #COVID19 janë shëruar, ndërsa Kruja ka sot numrin më të lartë të të prekurve aktivë.

#KrenarePërStafetMjekësore

#BetejaVazhdon”, ishte mesazhi i ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në Facebook.

Që nga nisja e epidemisë dhe deri tani, në vendin tonë numërohen gati 800 persona të prekur nga COVID-19. Nga këta 67% rezultojnë të shëruar sipas të dhënave që bën publike Ministria e Shëndetësisë.

Pikërisht qarku ku banon e moshuara është dhe rajoni më i prekur aktualisht nga koronavirus. Shkak për këtë janë bërë infektimet në fasoneri.

Nga 6 raste të fundit që janë rezultuar pozitivë me COVID-19, 5 i përkasin Krujës dhe Kurbinit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re