Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re

Pak muaj para samitit të G7, qyteti japonez i Hiroshimës përkujtoi 78-vjetorin e bombardimit atomik të mëngjesit të 6 gushtit 1945 nga SHBA.Në orën 8:15 kambana shënoi fillimisht një minutë heshtje për  mijëra  banorë të cilët humbën jetën.

 

Përfaqësues nga 111 vende dhe Bashkimi Evropian morën pjesë në ceremoninë përkujtimore, numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë.Ashtu si vitin e kaluar, Rusia dhe Bjellorusia nuk u ftuan për shkak të konfliktit në Ukrainë.

 

Gjatë ceremonisë, të mbajtur tradicionalisht në parkun ku gjendet Memoriali i Paqes, në qendër të qytetit, kryebashkiaku Kazumi Matsui u beri thirrje udhëheqësve të ekonomive kryesore të botës të punojnë për eliminimin e rrezikut nga armët bërthamore.

 

KAZUMI MATSUI

 

KRYEBASHKIAKU  I HIROSHIMES

 

“Bota duhet të përballet me idenë se kërcënimet bërthamore të shprehura aktualisht nga disa sundimtarë zbulojnë marrëzinë e teorisë së posedimit të bombave atomike.Duhet të ndërmarrim menjëherë masa konkrete për t’u larguar nga rreziku aktual dhe të ecim drejt botës sonë ideale”.

 

Bomba atomike rrafshi me tokën çdo gjë në një diametër prej 1.5 kilometrash, ndërsa shkaktoi 80 mijë të vdekur vetëm në fazën e parë dhe 140 mijë deri në fund të vitit 1945 nga djegiet dhe pasojat e rrezatimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re