Lufta ka sjellë si pasojë, përveç bombave dhe krimeve të panumërta në Ukrainë, edhe rritjen e çmimeve të energjisë, të produkteve bazë në të gjithë botën, por patjetër në Europë dhe sigurisht edhe në Shqipëri.

Është një Inflacion lufte. Kostoja që i paguajmë aventurës së një diktatori si Vladimir Putin, por nga ana tjetër edhe pse nuk është qeveria që ka sjellë inflacionin, i takon qeverisë, i takon shumicës qeverisëse qw të bëjë gjithçka për të lehtësuar sa të jetë e mundur peshën e kësaj lufte mbi kurrizin e ekonomisë së vendit dhe patjetër edhe mbi shpatullat e familjeve.

Në fjalën e tij në ceremoninë e 78 vjetorit të Çlirimit të Lushnjes,ë Balla tha se kjo krahinë ashtu si shumë krahina të tjera të Shqipërisë duhet të jetë krenare për krontributin e çmuar që kanë dhënë në çlirimin e Lushnjes dhe të të gjithë Shqipërisë.

Gjithashtu Balla gjatë fjalës vuri theksin tek inflacioni i luftës, luftë e cila ka sjellë si pasojë, përveç bombave dhe krimeve të panumërta në Ukrainë, edhe rritjen e çmimeve të energjisë, të produkteve bazë në të gjithë botën, në Europë dhe sigurisht edhe në Shqipëri.

 

“Sot ne jemi në një luftë. Është e vërtetë që lufta po kryhet me mjete ushtarake në Ukrainë por impakti i luftës ka prekur sot çdo qytetar të Europës dhe të mbarë botës. Inflacioni i luftës ka prekur çmimet e ushqimeve, çmimin e karburantit por ndërkohë që ajo që e them me shumë krenari është fakti që edhe pse në bursën europiane të energjisë çmimi sot është 10 herë më i lartë sesa ishte para një viti, qeveria shqiptare vijon të paguajë diferencën që i bie gati 9-fish të çmimit të energjisë elektrike për faturën e çdo qytetari. Qeveria jonë do vazhdojë ta bëjë këtë si një qeveri e përgjegjshme për popullin që përfaqëson. Bota demokratike e di që ne sot jemi në luftë me Vladimir Putin, çdo vend demokrtaik është në luftë me Vladimir Putin, edhe Shqipëria është në luftë me Putin i cili sot është Hitleri i vitit 2022. Sikurse këta partizanë luftuan kundër nazifashizmit sot bota demokratike është në luftë me Putin dhe e vërteta është që për fat të keq një pjesë e politikës shqiptare sot nuk e kupton. Një lloj sikur u radhitën kundër Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare sot e 78 vite më parë edhe një pjesë e politikës tonë sot nuk e ka kuptuar ende se rrezikur që i vjen Europës sot është një rrezik eminent dhe ndaj ne duhet të jemi më të bashkuar se kurrë”, theksoi Balla.

 

 

Në fjalën e tij Balla përmendi edhe Luftën Çlirimtare të UÇK-së në Kosovë si dhe nuk la pa theksuar edhe deklaratën e Kryeministrit Rama në Strasburg.

 

 

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri një luftë Çlirimtare të pastër, të drejtë ashtu siç janë të gjitha luftërat çlirimtare njëlloj si partizanët e rënë dëshmorë që ne kujtojmë sot. Të gjitha përpjekjet për të bërë pis luftën Çlirimtare në Kosovë janë përpjekje të pabazuara në asnjë prove, sikurse janë pretendimet se gjoja Ushtria Çlirimtare e Kosovës paskësh kryer trajtime ç’njerëzore apo trafikim të organeve njerëzore.

Nuk janë aspak të vërteta dhe beteja që ka nisur Kryeministri Rama javën e kaluar në Strasburg është një betejë që i takon çdo shqiptari kudo që ai është, sepse nuk mund ta pranojnë shqiptarët këtë baltë, këtë turp të vendosur me të padrejtë ndaj tyre ku të gjithë e dimë që kjo baltë, ky turp, kjo peshë e rëndë, i vendosur me patëdrejtë ndaj çdo shqiptari është bërë nga ata që asnjëherë nuk ja kanë dashur të mirën Shqipërisë dhe përgjëgjësi e madhe bie mbi ata që qëverisnin Shqipërinë nga viti 2008-2013, dhe më pas deri në 2013 nuk thanë asnjë fjalë për ta kundërshtuar atë rezolutë në Asamblenë Parlamentare të Europës dhe sot çohen dhe madje përqeshin e shajnë Edi Ramën apo Partinë Socialiste që po bëjnë detyrën si çdo atdhetar tjetër që do ta bënte nëse zemrën e ka në krahun e majtë dhe natyrshëm që e do Shqipërinë si çdo shqiptar i thjeshtë dhe i zakonshëm i këtij vendi”, tha Taulant Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re