Skip to content

789 pacientë të shëruar në vend që prej fillimit të epidemisë

1587899597 mjeket 4

Gjashtë pacientë të tjerë kanë arritur të fitojnë betejën me koronavirusin në Shqipëri.

Gjithsej në vendin tonë numërohen 789 persona që janë shëruar. Situata në Spitalin Infektiv vijon të jetë e qëndrueshme.

Të shtruar janë 15 pacientë, ndërsa numri i atyre në gjendje kritike ka pësuar rënie.

Këtë të dielë u raportua për vetëm katër pacientë në terapi intensive, nga pesë që ishin të shtunën.