Kryeministri Rama ka reaguar menjëherë pas bërjes publike të planit të PD-së për kompensimin e punonjësve që po rrinë në shtëpi për shkak të gjendjes së shkaktuar nga pandemia e COVID 19.
“Plani 7×7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave!
Deri kur të mbarojë lufta shifrat do kapin nivelin e një vendi të G7-ës!
Pritet shifra e parashikuar nga Plani për aktorët e Portokallisë, meqë janë mbyllur në shtëpi ndërkohë që po u bëhet konkurencë e pandershme nga 7×7=42!”, shkruan Rama. (TemA)
