Kreu i aviacionit civil Maksim Ethemaj gjatë një interviste për emisionin E-ZONE tha se këtë janar nis puna për zgjerimin e pistës në aeroportin e Rinasit, për të mundësuar fluturime transoqeanike. Paralelisht me punimet në Mars një ekip nga aviacioni amerikan do të jenë në Shqipëri për të certifikuar nga ana e sigurisë aeroportin për linja të tilla.

“Po ecim paralelisht me dy drejtime. Pas pak ditësh nisim punën për ndërhyrjen në pistë e cila nuk do të ketë ndikim në fluturimet ditore. Nga ana tjetër, ana teknike e kritereve do të certifikohen nga një ekip i aviacionit amerikan, i cili do të mbërrijë në pranverë për të parë kushtet dhe kriteret”, tha Ethemaj

Por kur pritet të kemi fluturimet e para me SHBE-të?

“Parashikimet tona janë që në 3-mujorin e parë të vitit 2025 ne do të kemi fluturimet Tiranë-New-York”, shtoi ai.

Ndërkohë gjatë këtij viti, aeroporti ka pritshmëri se numri i pasagjerëve do të arrijë në 8.4 milion. Ndërkohë parashikohet se do të shtohen 4 linja të reja ajrore me minimalisht me 8 destinacione të reja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re