Presidenti Meta:

Jam këtu për të kujtuar lëvizjen studentore, në mënyrë të veçantë Azem Hajdarin, i cili pati një rol kyç në ato momente kritike të historisë së Shqipërisë. Është koha që të rikthejmë Shqipërinë në shinat e vërteta të lirisë dhe të të drejtave.

Nuk dua që këtë moment ta shfokusoj me çështje të tjera, unë jam në dispozicionin tuaj për çështjet që ju ngritët, përqëndrohuni në pozicionin zyrtar që mbajti dje presidenca. Kam një përshëndetje për të gjithë studentët e tanishëm, ne presim shumë prej tyre, në udhëheqjen e proceseve demokratizuese në Shqipëri.

Nuk jam këtu për tu marrë me çështje të tilla, e rëndësishme është që liria, demokracia të kthehen në shinat e duhura, në fund fare liri-demokraci, jo më vonë por tani.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re