Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka përcjellë një mesazh me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë.
Në rrjetet sociale, ai thotë se më shumë se kurrë është koha për një angazhim historik të të rinjve dhe të rejave në mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë.
“Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë, me këtë mesazh frymëzues të drejtuesve të mrekullueshëm të Lëvizjes Rinore për Integrim!
Më shumë se kurrë është koha për një angazhim historik të të rinjve dhe të rejave në mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë”, shkruan Tedi Blushi.