Një fëmijë 8 vjeçar nga Gjermania, i cili kishte humbur prej mëse një jave, është gjetur i gjallë disa dhjetëra metra larg banesës së tij.

8 vjeçari i quajtur Xho, u kërkua për ditë me radhë nga prindërit e dhjetëra oficerë policie, shumë prej të cilëve u angazhuan edhe pas punës për gjetur vogëlushin

Një kalimtar rastësisht kishte dëgjuar një tingull të lehtë nga një pusetë, që i ngjante rënkimeve të një fëmije. Kishte telefonuar policinë dhe këta të fundit së bashku me zjarrfikësit, mundën të nxjerrin prej aty 8 vjeçarin.

Një mjek e vizitoi vogëlushin dhe më pas ai u nis me urgjencë drejt spitalit. Xho u gjet në një kanal kullues. Mrekullisht i mituri është mirë me shëndet dhe mjekët ende nuk e besojnë dot sesi ai ka mundur të mbijetojë pa ujë dhe në këtë kohë të temperaturave të larta.

Një prej dëshmitarëve që pa momentin kur fëmija u nxorr nga puseta, tregoi: E pashë atë djalë që u nxorr me ngadalë nga kanali. Një person u mundua ta qetësonte. Dukej i palënduar. Ende nuk e besoj dot sesi ai ishte gjallë.

Një tjetër shpjegoi për median lokale: Djali dukej mirë. Ishte me fat të madh që është dëgjuar, pasi aty kalojnë shumë makina, ka trafik të lartë.

Zëdhënësi i policisë Stephan Klatte shpjegoi për median se “fëmija ishte prekur nga hipotermia, por reagonte. Nuk kishte lëndime serioze dhe është jashtë rrezikut për jetë”

Autoritetet ende po vijojnë të hetojnë sesi ishte e mundur për 8 vjeçarin që të mbijetonte për mëse 1 javë në një kanal kullues, i cili ndodhej veçse disa dhjetëra metra larg shtëpisë së tij. Një grup hetuesish po vëzhgon sistemin e kanalizimeve aty, për të kuptuar sesi 8 vjeçari ia ka dalë të mbijetojë.

Burimi: Newsweek/ Përshtati: Shqiptarët për Shqiptarët.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re