Veza e cila përmban vitamina dhe minerale të çmuara forcon sistemin imun dhe kujtesën. Gjithashtu siguron funksionimin e rregullt të metabolizmit.

1- Veza është e pasur me vitamina dhe minerale të çmuara. Përmban lutein, zink, zeaksantin dhe vitaminat  D dhe A . Mbron sytë.

2-Njerëzit me nivel më të lartë të HDL (kolesteroli i mirë) zakonisht kanë një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës, paralizave dhe probleme të tjera shëndetësore. Ngrënia e vezëve është një mënyrë e shkëlqyer për të rritur HDL.

3- Vitamina A, vitamina B-12 dhe seleni në vezë janë çelësi për mbajtjen e sistemit imunitar të shëndetshëm.

4- Falë cilësisë së lartë të proteinave në vezë , mund t’i ndihmojë njerëzit të qëndrojnë energjik dhe të ndihen më intensive për më shumë kohë.

5- Mbrojtja e trurit, e cila është pjesa më e ndërlikuar e trupit, është shumë e rëndësishme për shëndetin. Veza  përmban shumicën e vitaminave dhe mineraleve që kërkohen për funksionimin e rregullt të qelizave, kujtesës, sistemit nervor dhe metabolizmit.

6- Minerale të cilat janë të nevojshme për një trup të shëndetshëm  si hekuri, zinku dhe fosfori gjenden në vezë në sasi të mëdha në vezë. Veza gjithashtu  është e pasur me jod, e cila është e nevojshme për të prodhuar hormone tiroide dhe selen.

7- Duke konsumuar vezë mund të rrisni efektivitetit e dietës.

8- Burimi më i zakonshëm i vitaminës D është dielli. Natyrisht nuk ka shumë ushqime që përmbajnë vitaminë D. Por vezët janë një burim i shkëlqyer i vitaminës D.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re