Policia e kryeqytetit arrestoi dy persona, në makinën e të cilëve u gjet dhe u sekuestrua 8 kilogramë kanabis.
Ndue Çupi, 27 vjeç, banues në Rrëshen dhe Leonard N doj, 53 vjeç, banues në Shënkoll të Lezhës, u ndoqën nga policia pasi tentuan t’i largohen agjentëve.
Trafikantët po e kryenin transportin e kanabisit në zonën e Valiasit në Kamëz, kur u pikasën nga policia.
Operacioni i quajtur “ndjekja” u finalizua me kapjen e 8 kg kanabis, ndërsa janë sekuestruar edhe 2 aparatë celularë.
