Dhjetë talente u ngjitën sërish në skenën e spektaklit “Gjeniu i Vogël”, në natën e 6 të këtij rrugëtimi.

 

Ndërsa rrethi po ngushtohet, artistët e vegjël sollën përmes zërit të tyre këngë të ndryshe të repertorit shqiptar dhe botëror duke përcjellë emocione të forta.

 

FEMIJET

 

“Janë emocionet që po hap shfaqjen dhe kam atë sikletin se çfarë do të thonë. shpresoj të kem dhënë më të mirën, por unë ashtu e ndjeva.”

 

“Siç e thash dhe në skenë nuk e di a mjafton fjala e lumtur për të thënë atë që kam brenda zemrës. jam shumë shumë e lumtur.”

 

“ U gëzova shumë dhe zemra po më plas nga emocionet, jam shume e gëzuar por kam dhe pak emocione.:

 

“ Në fakt në prapaskenë kisha pak emocione por këto u zhduken kur dola të këndoja. dhe besoj se do gjë kaloi shumë mirë. mendoj se këto këngë më përshtaten më shumë dhe ndjehem ashtu sic ishte dhe kënga, “I feel good”.”

 

Pas secilës performancë juria dha dhe vlerësimet e gjykimet për fëmijët pjesëmarrës.

 

FEMIJET

 

“të gjithë komentet më kanë lënë pa fjalë, ishin shumë të mira shumë pozitive që më kanë zbukuruar ditën por le të themi që komenti që më lumturoi më shumë ishte komenti i profesor Adit.”

 

“Nga juria mora komente pozitive por nuk mendoj se dhashë më të mirën pasi kënga nuk ishte e vështirë.”

 

“E Bojkenit më pëlqeu më shumë më tha që është shumë këngë e vështirë dhe është i habitur që unë më e vogla e gjeniut e kalova atë këngë.”

 

Katërshja e jurisë edhe këtë mbrëmje zgjodhi më të mirët, të cilët do të vijojnë garën për çmimin e madh.

 

Drejt finales do të shkojnë 8 prej tyre ndërsa Uarda dhe Grejs, të cilat nuk u zgjodhën, kaluan menjëherë në sfidë.

 

Përballje, e cila e ndau votat e jurisë në dy pjesë duke i çuar vajzat në balotazh dhe duke i dhënë dhe një mundësi tjetër në javën e ardhshme.

 

Për të mos humbur emocionet që përcjellin artistët e së ardhmes “Gjeniu i Vogël” ju lë takim të martën e ardhshme në orën 21 vetëm në ekranin e Vizion Plus.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re