Vendoseni makinën llogaritëse mënjanë— me këto teknika të thjeshta do të keni mundësi të zgjidhni shumicën e problemave.

Bëjeni matematikën më të thjeshtë 

Loja me numra nuk është hobi i të gjithëve – edhe pse matematika arrin ta gjejë rrugën e vet për në jetën tonë të përditshme. Për fat të mirë, këto truke të lehta për t’u mbajtur mend në matematikë do të jenë miku juaj më i mirë herën tjetër kur të ndesheni me një ekuacion të ndërlikuar dhe nuk keni një makinë llogaritëse me vete.

Gjetja e 20 përqindëshit të bakshishit

NICOLE FORNABAIO/RD.COM

Ju pëlqeu shërbimi gjatë ngrënies? Lërini kamarierit tuaj një bakshish prej 20 përqind me këtë truk të thjeshtë matematikor. Sipas Kate Snow, autore e serialit The Math Fact That Stick, gjithçka që duhet të bëni është të pjesëtoni shumën tuaj të faturës në pesë. Për shembull, nëse fatura juaj arrin në $85, pjesëtojeni atë me pesë dhe bakshishi juaj prej 20 përqind do të jetë 17 dollarë.

Shumëzimi i numrave dyshifrorë me 11

Shumëzimi i numrave dyshifrorë me 11 është i lehtë me këtë truk të zgjuar nga matematika.hmc.edu. Thjesht mblidhni dy shifrat së bashku dhe vendoseni shumën në mes. Për shembull, nëse jeni duke shumëzuar 25 me 11, mbidhni dy dhe pesë së bashku për të bërë shtatë, dhe vendosni shtatën midis këtyre dy numrave për të gjetur përgjigjen përfundimtare, që është 275.

Dyfishimi

NICOLE FORNABAIO/RD.COM

Për të dyfishuar një numër të madh, shumëzoni çdo numër individual me dy dhe mblidhini ato së bashku. Snow sugjeron të filloni nga e majta për ta bërë më të lehtë mbikqyrjen e numrave. “Për shembull, për të dyfishuar 147, filloni me qindëshet. Dyfishi i 100 është 200. Dyfishi i 40 është 80. Dyfishi i shtatës është 14. Mblidhni të gjitha (200 plus 80 plus 14) dhe ju merrni 294”, thotë Snow.

Shumëzimi i numrave që mbarojnë me zero

Edhe ekuacionet që përfshijnë numra të mëdhenj, frikësues që mbarojnë me zero mund të zgjidhen lehtësisht me këtë truk të dobishëm. Sipas education.cu-portland.edu, thjesht përjashtoni zerot nga ekuacioni dhe shtojini ato më pas.

Për shembull, nëse jeni duke shumëzuar 600 me 400, përjashtoni zerot dhe zgjidhni gjashtë herë katër, që është 24. Më pas, llogaritni numrin e përgjithshëm të zerove që ishin në ekuacionin origjinal dhe vendosni ato në numrin që keni zgjidhur për të gjeni përgjigjen tuaj përfundimtare. Meqenëse në ekuacionin origjinal kishte katër zero, përgjigjja juaj përfundimtare për këtë shembull është 240,000.

NICOLE FORNABAIO/RD.COM

Shumëzimi me nëntë

NICOLE FORNABAIO/RD.COM

Nëse nuk e keni memorizuar tabelën e shumëzimit me nëntë, mos u shqetësoni. Sipas Snow, për të shumëzuar me nëntë, thjesht shumëzoni numrin me 10 së pari, pastaj zbrisni numrin origjinal.

Për shembull, nëse duhet të shumëzoni nëntë me 23, shumëzoni 23 me 10 për të gjetur 230. Atëherë, zbritni 23 nga 230 për të gjetur përgjigjen tuaj përfundimtare e cila është 207.

Pjesëtimi me 10, 100, ose 1.000

NICOLE FORNABAIO/RD.COM

Për të pjesëtuar një numër me 10, gjithçka që duhet të bëni është të lëvizni presjen dhjetore një vend më në të majtë të numrit origjinal për të gjetur përgjigjen tuaj, sipas Snow.

Për të pjesëtuar me 100, e njëjta ide vlen, veçse ju do të zhvendosni presjen dhjetore dy pika në të majtë të numrit origjinal. Sa i përket pjesëtimit me 1.000, lëvizni presjen dhjetore tre pika në të majtë.

Për shembull, nëse pjesëtoni 42.94 me 10, ju thjesht lëvizni vendin dhjetor një vend në të majtë për të gjetur përgjigjen tuaj përfundimtare e cila është 4.294.

Shumezoni me 10, 100, ose 1.000

NICOLE FORNABAIO/RD.COM

Në mënyrë të gjashme me atë se si pjesëtoni një numër me 10, 100, ose 1.000, Snow thotë se do të duhet të bëni të kundërtën për tu shumëzuar me ta.

Për të shumëzuar një numër me 10, lëvizni presjen dhjetore një vend më në të djathtë. Për të shumëzuar një numër me 100, lëvizni presjen dhjetore dy pika në të djathtë. Për të shumëzuar një numër me 1.000, lëvizni presjen dhjetore tre pika në të djathtë. Për shembull, nëse duhet të shumëzoni 366.78 me 100, zhvendosni presjen dhjetore dy pika në të djathtë për të gjetur përgjigjen tuaj përfundimtare prej 36.678.

Shndërrimi i një fraksioni përsëritës në dhjetore

NICOLE FORNABAIO/RD.COM

Sipas businessinsider.com, ekzistojnë tre hapa që do të duhet të ndiqni për ta kthyer me lehtësi një presje dhjetore periodike në një fraksion. Së pari, gjeni numrin që po përsëritet (perioda). Për shembull, në numrin 0.636363…, perioda është 63. Pastaj, kuptoni se sa vende ka ai numër. Në këtë shembull, 63 ka dy vende. Në fund, pjesëtojeni numrin përsëritës me një numër që ka të njëjtin sasi vendesh të përbërë nga nëntë, që në këtë rast do të ishte 99. Thjeshtoni fraksionin 63/99 në 7/11 — dhe ja ku është.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re