Në çdo 8 maj, kudo në botë përkujtohet Dita e Luftës kundër Talasemisë, kësaj sëmundjeje të shekullit XX dhe të shekullit XXI, që është përhapur shumë veçanërisht vitet e fundit në botë.

Në këtë ditë bëhen të gjitha përpjekjet për të sensibilizuar sa është e mundur njerëzit që të dhurojnë gjak të sigurt për personat e prekur nga kjo sëmundje.

Federata Ndërkombëtare e Talasemisë (TIF), në të cilën përfshihen 91 shtete, lufton për të gjetur metoda të reja për trajtimin dhe kurimin e talasemikëve, pjesa me e madhe e të cilëve janë fëmijë, por edhe adoleshentë dhe të moshës madhore.

Çfarë është ekzaktësisht talasemia?
Talasemia është një sëmundje gjaku që trashëgohet nga prindërit. Shumica e testeve që u bëhen nënave gjatë shtatzënisë përfshijnë edhe testin gjenetik të gjakut, për të kontrolluar nëse prindërit ose gjyshërit kanë ndonjë anomali në qelizat e kuqe të gjakut, duke qenë se kjo sëmundje karakterizohet nga prodhimi jonormal i hemoglobinës (molekula proteinike në qelizat e kuqe të gjakut që janë përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në gjak).

Fëmija rrezikon të trashëgojë një formë më të rëndë të kësaj sëmundjeje nëse të dy prindërit janë mbartës të saj. Nëse vetëm një prind është mbartës, atëherë fëmija mund të mos shfaqë simptoma, megjithatë është mbartës i kësaj sëmundjeje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re