Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi iu bashkua sot zonjave dhe vajzave që marshuan sot në Kombinat, me rastin e 8 Marsit.

Sipas Këlliçit, kjo ditë “duhet të na bashkojë të gjithëve në protestë, pa dallime gjinore, për respektimin shtetëror dhe shoqëror të nënave, grave dhe motrave tona”.

POSTIMI I PLOTE

Qëndroj sot krah zonjave dhe vajzave të Kombinatit, Vaqarrit dhe Unazës së Re për të protestuar për më shumë mundësi të barabarta në arsim, punësim dhe vendimmarrje.

Marshuam në rrugët e Kombinatit për të shprehur kundërshtinë tonë ndaj trajtimit jodinjitoz të gruas në shoqërinë shqiptare, nga shteti tek individi.

Kush zgjedh të festojë sot është në lirinë e vet, por 8 marsi duhet të na bashkojë të gjithëve në protestë, pa dallime gjinore, për respektimin shtetëror dhe shoqëror të nënave, grave dhe motrave tona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re