Presidenti Bajram Begaj ka uruar gratë shqiptare në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Përmes një shkrimi në Facebook, Begaj shprehet se gratë janë shtylla që mbajnë në këmbë familjet dhe çojnë përpara shoqërinë.

 

‘Gratë e mrekullueshme të këtij vendi, janë shtyllat që mbajnë në këmbë familjet dhe çojnë përpara shoqërinë. Nderimi dhe falenderimet për to janë për të gjithë jetën! Unë dhe Armanda ju përcjellim të gjitha grave shqiptare urimet më të mira në këtë ditë! Gëzuar Ditën tuaj nëna, motra, bija!’- shkruan Begaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re