Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken zhvilloi një vizitë historike ditën e sotme në vendin tonë.

Ai zbriti në aeroportin “Nënë Tereza në orën 11:00 të ditës së sotme ku u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Europës Igli Hasani si dhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA Ervin Bushati.

Mirë se erdhe Antony!

Delighted to welcome 🇺🇸 Secretary of State Antony Blinken @SecBlinken on his first official visit to Albania.

Albania’s strategic partnership and cooperation with the US, our longstanding ally, will only grow stronger, built on a solid foundation… pic.twitter.com/4ib2y7scSy

— Igli Hasani (@IgliHasani) February 15, 2024

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i ka uruar mirëseardhjen Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Në një postim në platformën “X”, Hasani ka ndarë foto nga pritja që i është bërë Blinkenit në Rinas, teksa shpreh mirënjohjen për mbështetjen e tij.

Postimi i plotë:

Mirë se erdhe Antony!

Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri.

Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të kahershëm, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë.

I jam jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të paçmuar.

Pas takimit me ministrin Hasani, Sekretari Blinken është nisur drejt presidencës ku ka zhvilluar një takim me kreun e shteti shqiptar Bajram Begaj, i cili ka zgjatur rreth 15 minuta.

Mbyllet takimi në Presidencë, Blinken dhe Begaj diskutime për 15 minuta

Ai është takuar me presidentin Bajram Begaj në Presidencë, takim i cili ka zgjatur 15 minuta.

Zbardhet takimi Begaj-Blinken: SHBA partner strategjik, shenjë vlerësimi për Shqipërinë

Në bisedën e zbardhur, Begaj falenderon Blinken për mbështetjen e SHBA ndaj Kosovës dhe Shqipërisë, në fushën e sigurisë dhe demokracisë së dy vendeve.

“Kjo është një vizitë shumë e rëndësishme dhe dëshmon se partneriteti ynë strategjik është më i fortë se kurrë.

Kjo vizitë është një mesazh i fortë në mbështetje të shqiptarëve, politikës tonë jashtme dhe të ardhmes së Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE.

Ne jemi mirënjohës për atë që po bëni për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin.

Jemi falënderues për atë që SHBA kanë bërë dhe ju po bëni për demokracinë shqiptare, sundimin e ligjit, veçanërisht reformën në drejtësi, mbrojtjen, sigurinë dhe sigurinë kibernetike, arsimimin dhe ekonominë përmes programeve të ndryshme mbështetëse”, thuhet në njoftim.

Më tej, Begaj e konsideron këtë vizitë si shenjë të vlerësimit të SHBA ndaj Shqipërisë dhe thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve për çështje të ndryshme në arenën ndërkombëtare.

“Shqipëria dhe SHBA kanë qenë së bashku në mbështetje të Ukrainës si aleatë në NATO, duke kontribuar në misione në Afganistan dhe Irak.

Shqipëria është e përkushtuar të vazhdojë të kontribuojë së bashku me SHBA dhe NATO për sigurinë rajonale dhe globale.

Unë e shoh këtë vizitë si një të ardhme të ndritur për Shqipërinë, partneritetin tonë strategjik që do të zgjasë për më shumë se 100 vite të tjera”, përfundon noftimi.

Nga Dumani te Metani, krerët e “Drejtësisë” në takim me Blinken

Ashtu siç kishte njoftuar ambasada amerikane në Tiranë, Sekretari i Shtetit Anthony Blinken pati një takim edhe me kreun e SPAK Altin Dumani.

Gazetarja e Vizion Plus, Enkelejda Mema ka siguruar pamjet e makinës së Dumanit përballë Piramidës, ku edhe u zhvillua takimi i shkurtër i tij me Blinken.

Gjithashtu gazetarja Enkelejda Mema bën me dije se të pranishëm kanë qenë edhe kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj, dhe kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi.

Reforma në Drejtësi është një investim i amerikanëve në Shqipëri dhe takimi i Blinken me Dumanin vjen një ditë pasi ambasada amerikane priti gjykatësit e GJKKO-së duke i dhënë mbështetje të plotë për punën e tyre.

Takimi me krerët e institucioneve të drejtësisë zgjati rreth 12 minuta.

Pas takimit me të rinjtë, Blinken mbërrin në kryeministri, e pranishme edhe Yuri Kim

Pas fjalës së mbajtur te “Piramida” Blinken u nis drejt kryeministrisë ku zhvilloi dhe takimin e tij të fundit në agjendë, i cili ishte me kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë, në ambientet e kryeministrisë ishte e pranishme edhe ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Blinken dhe Hasani nënshkruajnë dy marrëveshjet e rëndësishme për Shqipërinë

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken dhe ministri shqiptar për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasni, firmosën dy marrëveshje të rëndësishme për të dyja vendet.

“Memorandumi i mirëkuptimit Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, si dhe “Memorandum imirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij,” janë marrëveshjet e nënshkruara.

Dy marrëveshjet u firmosën gjatë ceremonisë zyrtare në Kryeministri, në prezencë edhe të kreut të qeverisë, Edi Rama.

Blinken: Reforma në drejtësi po jep frytet e para, anëtarë të krimit të organizuar po përfundojnë pas hekurave

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken deklaroi se Shqipëria po sheh frytet e reformës së drejtësi, për të cilën tha se nuk ishte e lehtë të arrihej.

Ai nënvizoi se zhvillimet e drejtësisë në fund dhe përfundimi i anëtarëve të bandave kriminale pas hekurave tregon funksionimin e kësaj reforme, për të cilën nënvizoi se mbështetja e SHBA do të vijojë.

“Kryeministri e unë kemi diskutuar gjithashtu se si t’i bëjmë institucionet demokratike të Shqipërisë më llogaridhënëse ndaj shiptarëve sepse reforma e drejtësisë nuk ka qenë e thjeshtë, por kemi nisur të shohim rezultate siç e diskutuam me kryeministrin. Sot kam pasur mundësinë të takohem me prokurorë e gjyqtarë që po e drejtojnë reformën.

Është e rëndësishme që anëtarë të krimit të organizuar janë duke përfunduar në gjykata. Ne do vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë në këto hapa që janë tejet të rëndësishme për anëtarësimin në BE dhe është ajo që populli shqiptar meriton”, tha ai.

Ai theksoi se dizinformimi është po ashtu një element që dëmton demorkacionë e vendit, për të cilin po punohet për ta evituar përmes mjeteve të nevojshme.

Blinken: E ardhmja e Kosovës dhe Serbisë vetëm përmes “shtegut” të Europës

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, theksoi në fjalën e tij gjatë vizitës zyrtare në Tiranë se shtegu i duhur për zgjidhjen e konflikteve mes Serbisë e Kosovës është dialogu.

Ai theksoi se SHBA është e përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe mbështet dialogun mes palëve.

“Kur nisa të punoja në DASH, rreth 30 viteve më parë sfida ishte rajoni i Ballkanit, Bosnja dhe Kosova. Shumë prej nesh kanë një histori që shkon thellë dhe e gjatë. Jemi vërtetë persona që nuk mund të shkojmë mbrapa në të ardhmen, që shumë njerëz e kanë përjetuar. Jemi të angazhuar të mbështesim të gjitha përpjekjet për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sa i takon Kosovës dhe Serbisë, dialogu i mundësuar nga BE është shtegu i duhur, Ne jemi gati të bëjmë gjithça duhet. Përgëzojmë dhe rolin e Shqipërisë për rolin rajonal, ky është shtegu që i sjell të gjithë në një të ardhme më të mirë. Ne e dimë se cila është alternativa, prandaj jemi të gatshëm të mbështesim të gjithë vendet e rajonit të punojnë në këtë shteg”, tha ai.

Po ashtu, edhe kryeministri Rama kërkoi që Kosova të kordinohet me aleatët ndërkombëtarë.

Pse nuk u takua me përfaqësues të opozitës? Përgjigjet Blinken

Në përfundim të vizitës së tij historike në vendin tonë, Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken mbajti një konferencë të përbashkët për mediat bashkë me kryeministrin Edi Rama.

Sekretari Blinken i pyetur nga mediat që gjatë vizitës së tij në vendin tonë nuk ishte i përfshirë në agjendën e tij asnjë takim me përfaqësues të opozitës, ai u shpreh se pati kënaqësinë të zhvillonte një sër takimesh të rëndësishme.

“Unë kam pasur mundësi të takohesha me një sërë njerëzish, kam pasur mundësi të takohem disa prej personave të reformës në drejtësi dhe kur të kthehem nga darka, do te kem mundësi të takohem më një segment tjetër dhe aktorët e ndryshëm. Por mendoj se kam marrë mjaftueshëm nga kjo ditë dhe e kam bërë me kënaqësi”, tha Blinken.

/Vizionplus.tv/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re