Sipas ushtrisë izraelite tetë palestinezë u arrestuan gjatë bastisjeve brenda natës në Bregun e pushtuar Perëndimor.
Të dyshuarit u arrestuan për t’u marrë në pyetje lidhur me përfshirjen e dyshuar në aktivitetet “terroriste”, thuhet në njoftim.
Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të gjera arrestimesh në Bregun Perëndimor me pretekstin e kërkimit të palestinezëve “të kërkuar”, shkruan aa. Sipas shifrave zyrtare palestineze, më shumë se 6.400 palestinezë aktualisht janë në paraburgime në të gjithë Izraelin.
Arrestimet ndodhin mes tensioneve në territoret palestineze mbi raportet rreth planit të presidentit amerikan Donald Trump për të zhvendosur ambasadën e SHBA-ve nga Tel Avivi në Jerusalem dhe zyrtarisht ta njohin qytetin si kryeqytet të Izraelit. //.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re