Kur zgjoheni në mëngjes, lëvizja mund të mos jetë prioriteti i parë. Por, fillimi i ditës me një shëtitje pavarësisht nëse është afër lagjes ose rrugës për në punë ose shkollë, mund t’i ofrojë trupit tuaj një sërë përfitimesh shëndetësore.

Këtu janë 10 arsye pse shëtitja në mëngjes ka benefite për shëndetin:

  1. Rrit energjitë pëgjatë gjithë ditës

Fillimi i ditës me një shëtitje mund t’ju japë më shumë energji gjatë gjithë ditës. Nëse ecni në natyrë, kjo është veçanërisht e vërtetë. Studimet tregojnë se të rriturit që ecin për 20 minuta në natyrë, përjetojnë më shumë vitalitet dhe energji sesa ata që ecin për 20 minuta në ambiente të mbyllura.

  1. Përmirëson gjëndjen emocionale

Ka edhe përfitime fiziologjike të ecjes në mëngjes.

Një shëtitje mund të ndihmojë:

  1. Të përmirësojë vetëvlerësimin
  2. Të rrisë humorin
  3. Të zvogëloni stresin
  4. Të reduktoni ankthin
  5. Të zvogëloni lodhjen
  6. Lehtëson simptomat e depresionit ose zvogëlon rrezikun për depresion
  7. Të plotësoni aktivitetin tuaj fizik për ditën
  1. Mund t’ju ndihmojë të humbni peshë

Ecja në mëngjes mund t’ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja për humbje peshe. Ecja me një ritëm të moderuar për 30 minuta mund të djegë deri në 150 kalori. E kombinuar me një dietë të shëndetshme dhe stërvitje forcash, mund të ndihmojë të humbni peshë.

  1. Parandalon ose menaxhon problemet shëndetësore

Ecja mund të ofrojë përfitime të shumta për shëndetin tuaj, duke përfshirë rritjen e imunitetit tuaj, si dhe parandalimin dhe ndihmën për të menaxhuar probleme të ndryshme shëndetësore.

Studimet tregojnë se ecja për 30 minuta në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 19%. Nëse keni diabet, ecja mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e niveleve të sheqerit në gjak. Madje mund të ndihmojë në rritjen e jetëgjatësisë dhe zvogëlimin e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare.

  1. Forcon muskujt

Ecja mund të ndihmojë në forcimin e muskujve në këmbët tuaja. Për rezultate më të mira, ecni me një ritëm mesatar deri të shpejtë.

  1. Përmirëson shëndetin mendor

Një shëtitje në mëngjes mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit mendor dhe aftësisë për t’u fokusuar gjatë gjithë ditës. Një studim i kohëve të fundit zbuloi se në mesin e të rriturve të moshuar, ata që i nisën ditët e tyre me një shëtitje në mëngjes, përmirësuan funksionin e tyre njohës, krahasuar me ata që kryen shëtitjen. Ecja gjithashtu mund t’ju ndihmojë të mendoni më kreativisht.

  1. Flini më mirë gjatë natës

Ecja në mëngjes ndihmon në rritjen e cilësisë së gjumit gjatë natës, tregon një studim i kryer në vitin 2017.

  1. Bëni zgjedhje më të mira gjatë gjithë ditës

Fillimi i ditës me një shëtitje mund t’ju vendosë të bëni zgjedhje më të shëndetshme gjatë gjithë ditës. Pas ecjes suaj, mund të ndiheni më energjikë dhe më pak të privuar nga gjumi.

Përshtati në shqip: Egida Delibashi/ Burimi: HealthLine

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re