Policia malteze ka arrestuar tetë persona mbi vrasjen e gazetares së “Panama Papers”, Daphne Caruana Galizia, e cila kishte kritikuar i cili kishte ashpër kritikuar qeverinë dhe kryeministrin maltez.
Ajo u vra afër nga një shpërthim me bombë shtëpisë së saj më 16 tetor,  një sulm që tronditi vendin dhe Evropën. 53-vjeçarja ishte i njohur për blogun e saj ku akuzonte politikanët më të lartë për korrupsion.
Qeveria e Maltes ofroi një shpërblim prej 1 milion eurosh për informacione rreth vrasjes së saj. Ekspertët ndërkombëtarë, përfshirë edhe FBI-në, kanë marre pjesë në hetimet e ngjarjes tragjike.
Blogerja” dhe gazetarja e “Panama Papers”, shumë e njohur në Maltë, kishte akuzuar qeverinë e ishullit për korrupsion. Televizionet lokale raportojnë se vetëm dy javë më parë, viktima kishte folur me policinë për kërcënime që kishte marrë.
Gazetarja e njohur u vra katër muaj pas zgjedhjeve të parakohshme, të cilat u organizuan pasi ajo akuzoi kryeministrin Joseph Muscat dhe gruan e tij për lidhje me skandalin “Pamana Papers”.
Akuza e gazetares se kryeministri dhe bashkëshortja e tij kishim llogari bankare jashtë vendit për të fshehur paratë që i vinin nga sundimtarët e Azerbajxhanit, rrëzoi qeverinë, megjithëse Muskat arriti ti fitojë sërish zgjedhjet.
Vetë kryeministri Muskat tha se vrasja e gazetares është barbare dhe e papranueshme, ndërsa premtoi se fajtorët do të gjenden patjetër. Në postimin e saj të fundit në blog, Galizia sulmoi liderët e opozitës dhe shkroi se situata politike në vend është e dëshpëruar.
Daphne Caruana Galizia e nisi karrierën e saj si gazetare për the “Sunday Times of Malta” dhe investigimet e saj morën famë. Më pas, ajo nisi edhe “blogun” shumë të ndjekur në internet ku nuk kursente kritikat kryesisht për qeverinë, por edhe për opozitën. /sn/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re