Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas takimit të ambasadorëve të BE-së, SHBA-së dhe ambasadorit britanik, me palët politike në lidhje me mbarëvajtjen e Reformës Zgjedhore.

Meta shkruan se mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian është i qartë dhe se zabtimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore.

“Mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore.8 qershori po afron! Komisioni Europian mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë!”- shkruan Meta.

Palët pritet të takohen sërish në orën 11:00 të ditës së sotme për të vijuar diskutimin për arritjen e një marrëveshje për reformën zgjedhore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re